Thirrje për aplikim: Punëtoria “Mediat në gjykatore”

Administrator Administrator 23 October 2018 Archived

A jeni student i gazetarisë, i cili dëshiron të fitojë përvojë të drejtpërdrejtë në raportimet nga gjykatorja dhe ta inkorporojë terminologjinë juridike në punën e ardhshme si gazetar? Apo jeni gazetar që veproni në Kosovë dhe punoni me mediat online, mediat e shtypura apo ato elektronike?

Misioni i OSBE-së në Kosovë është duke organizuar tri punëtori me titull “Mediat në gjykatore” në Gjykatat Themelore në Pejë, Prizren dhe Gjilan, si dhe një seminar përmbyllës në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë për gazetarët në Kosovë. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë, ju lutemi regjistrohuni në: [email protected]

Në këto punëtori, pjesëmarrësve do t’iu ofrohet përvojë e drejtpërdrejtë e raportimit nga salla e gjykimit, përmes një simulimi interaktiv të procedurave gjyqësore. Do të angazhohen gjyqtarë, prokurorë dhe zëdhënës të gjykatave dhe do të ofrohen udhëzime për mënyrën e dhënies së informatave për gazetarët pa komprometuar çështjet e privatësisë dhe pa rrezikuar procedurat gjyqësore.

Datat e trajnimeve:

-  22 tetor, Gjykata Themelore në Pejë, 10:00h
-  23 tetor, Gjykata Themelore në Prizren, 10:00h
-  4 tetor, Gjykata Themelore në Gjilan, 10:00h
-  25 tetor, Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, 9:30h

*Procesi i aplikimit do të jetë i hapur deri në mbushjen e kapacitetit për pjesëmarrës.  

Për programin e punëtorive, klikoni agjendën këtu.