Thirrje për aplikim për punë praktike për të diplomuarit në fakultetet teknike

Administrator Administrator 27 January 2020 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” fton të gjithë të diplomuarit në fakultetet teknike që të aplikojnë për punë praktike.

Aplikantët duhet të kenë diplomuar në periudhën shtator 2018 – janar 2020 dhe nuk duhet të jenë më të vjetër se 35 vjeç.

Të gjithë të interesuarit duhet që të lajmërohen si të papunë në zyrat e punësimit në regjionin e Prishtinës dhe këtë kanë kohë ta bëjnë deri më 7 shkurt 2020.

Kjo punë praktike, që do të jetë me kompensim mujor prej 150 eurosh, do të zgjasë gjashtë muaj dhe është mundësuar falë marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet UP-së, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe organizatës GIZ.

Për më shumë informata vizitoni: https://aprk.rks-gov.net/