Thirrje për aplikim: Java Ndërkombëtare e Studentëve në Ilmenau, Gjermani

Thirrje për aplikim: Java Ndërkombëtare e Studentëve në Ilmenau, Gjermani

Administrator Administrator 5 November 2018 Archived

Të dashur studentë,

Ju njoftojmë se është i hapur aplikimi për t’u bërë pjesë e edicionit të 14 të “Javës Ndërkombëtare të Studentëve në Ilmenau - ISWI 2019”.

ISWI është konferenca e dytë më e madhe në Evropë e llojit të vet, e cila do të mbahet në periudhën 17 – 26 maj 2019. Qëllimi i konferencës është që të krijojë mundësinë që studentët nga e gjithë bota të takohen në një vend, ku do të kenë rastin që të bisedojnë dhe të reflektojnë për zgjidhjet e mundshme, me të cilat ballafaqohet shoqëria multikulturore globale. Konferenca organizohet nga studentët – për studentët, andaj pjesëmarrja në këtë konferencë është pa pagesë.

Tema e diskutimit e këtij edicioni do t’i dedikohet “Traditës dhe tranzicionit”.

Detajet për aplikim i gjeni në linkun: https://2019.iswi.org/participate/apply/

Ndërkaq, më shumë informata për konferencën gjeni duke klikuar linkun në vijim: https://2019.iswi.org/

Afati i fundit për aplikim është data 11 nëntor 2018.