THIRRJE PER APLIKIM: ALBANIAN ICT AWARDS
Albanian ICT Awards, ngjarje e cila vlerëson të arriturat në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, ka hapur thirrjen për aplikim.
Qëllimi i këtij aktiviteti është identifikimi dhe shpërblimi i profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesionistëve dhe yjeve në ngritje, të cilët lënë gjurmë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Edicioni i sivjetmë do të hapet më 6 shkurt 2019 në Tiranë, për të vazhduar një fushatë maratonike prej dy muajsh me mbi 20 takime dhe qytete të ndryshme përreth trevave shqiptare.
Ketë edicion gara është e hapur në 7 kategori të ndryshme, me ç’rast ftohen studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP që të aplikojnë, në veçanti për kategorinë ICT Diploma e vitit, në të cilën vlerësohet kryesisht potenciali i studentëve.
Albanian ICT Awards, tani e sa vite, ka ndërtuar partneritet me Universitetin e Prishtinës, në të cilin çdo vit ofrohen bursa të plota studimi për fitues të kategorive të ndryshme.
Vlen të rikujtojmë që në edicionet e kaluara të kësaj ngjarjeje janë shpërblyer studentë dhe staf i UP-së, të cilët kanë shënuar arritje në fushën e TIK-ut.
Për më shumë detaje rreth aplikimit, klikoni linkun në vijim: https://ictawards.org/