Thirje për aplikim për bursat që ndanë "Melita & Partners"

Administrator Administrator 11 October 2017 Archived

Të nderuar studentë,

Kompania "Melita &Partners" në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës të UP-së do të organizojë ditë infomuese ku do të bëhet prezantimi i trajnimeve si dhe përzgjedhja e fituesve të bursës.

Kompania Melita & Partners shpk, përfaqësuese e QuickBooks© dhe Intuit Affiliate Partner me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kompetencave profesionale të studentëve të shoqërisë kosovare ndanë 5 bursa për Trajnimet Përgatitore për Certifikim në QuickBooks® (http://www.melita-partners.com/sq/trajnimet/120)

Qëllimi i ofrimit të këtyre trajnimeve është që secili individ të ketë mundësinë e përfitimit dhe të avancimit të njohurive në kontabilitet dhe ndërlidhja praktike me softuerin e kontabilitetit më të përhapur në botë QuickBooks®, asisoji t’u hapen mundësitë për konkurrim në Kosovë dhe në tregun global.

Trajnimet mbahen nga QuickBooks® Certified Proadvisor dhe Kontabilist të Certifikuar nga SCAAK.

Për të qenë përfitues të bursave, studentët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

Të jetë student/e të rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Ekonomik
Studentët të jenë të dalluar me notë mesatare 8.5+
Studentët duhet të jenë në vitin II-të dhe III-të, të studimeve Bachelor dhe kanë të dhënë provimin e kontabilitetit apo në vitin e I-rë dhe II-të studimeve Master
Studentë duhet të kenë njohuri të avancuara të gjuhës angleze
Studentët duhet të kenë njohuri të punës me kompjuterë;

Transkriptin e notave, vërtetimin që jeni studentë të rregullt të vërtetuar nga fakulteti dhe CV e juaj të azhurnuar e dërgoni në [email protected]

Trajnimi mbahet në klasë të pajisur me kompjuter dhe është interaktiv. Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe kurse materialet janë në gjuhën angleze.

Afati i fundit për aplikim është me datë 16.10.2017.

Dita Informuese mbahet më datë 17.10.2017 në ora 14:00, në Amfiteatrin e Madh, Biblioteka Kombëtare.

Ju mirëpresim!