The British Scholarship Trust ofron bursa për studentët e Doktoratës për hulumtim në Britani të Madhe

Administrator Administrator 15 December 2017 Archived

The British Scholarship Trust ofron bursa për hulumtime për studentët e Doktoratës, në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar, në periudhë kohore 1 deri në 3 muaj

The British Scholarship Trust është organizatë bamirëse e regjistruar e cila dhuron bursa për të studentët e post diplomuar nga vendet e ish-Jugosllavisë, në mënyrë që të ju japë mundësinë të ndjekin studime të specializuara për një periudhe të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar. Bordi ndanë rreth 10-15 bursa çdo vit. Periudha e studimeve zgjatë nga një (1) deri në tre (3) muaj. Bursa mbulon shpenzimet e jetesës dhe në disa raste edhe pagesat e bibliotekës dhe shpenzimet ekstra lidhur me studimet. Marrëveshja për shpenzimet ekstra duhet të arrihet paraprakisht. APLIKANTËT TË CILET DUAN TË MARRIN PJESE NË KURSET E PLOTA NUK MUND TË APLIKOJNË PËR GRANTE TË BST. Bordi nuk është në gjendje të paguaj për kohen e plotë të studimeve dhe kurset e plota.

Bursa

Bursa për këtë vit është £900/ (pound) muaj për universitetet jashtë Londrës dhe £1000 për institucionet brenda Londrës, ku shpenzimet e jetesës janë më të larta. Bursa ka për qëllim të mbulojë shpenzimet e jetesës. Grantet janë modeste në sasi por pritet që të mbulojë shpenzimet e arsyeshme të studentëve. Pagesa e studimeve nuk është e mbuluar mirëpo disa tarifa të tjera të institucionit ( tarifat ekstra, përdorimi i bibliotekës, etj.) mund të mbulohen nga Bordi.

Bursa për vizitiat e Bibliotekës

Këto grante janë për vizitimin e Bibliotekës 4 herë në javë. Shpenzimet e udhëtimit për në Bibliotekë dhe deri tek vendqëndrimi pritet të mbulohen nga vetë studentët. Ju lutem vini re se ky grant zgjatë vetëm për 4 javë dhe nuk mund të vazhdohet. Brenda kësaj periudhe studentet duhet të jenë në gjendje të mbledhin informacion të konsiderueshëm, të nevojshëm, për studimet e tyre. Bibliotekat janë falas për studentët vizitues por ata nuk mund të huazojnë libra.

Dokumentet për aplikim:

  • the completed application form
  • proof of your PhD enrollment in higher education institutions in Kosovo
  • a detailed curriculum vitae
  • a description of the proposed research
  • (if possible) confirmation of a placement from the UK institution
  • a copy of your university diploma or other relevant qualifications
  • proof of adequate knowledge of English
  • two confidential academic references

Afati për aplikim:15 mars 2018

Dokumentet në pdf me titull "British Scholarship Trust", duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni në pdf, të bashkangjitura në një e-mail. Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata, vizitoni uebfaqen e The British Scholarship Trust: www.britishscholarshiptrust.org