Telegram ngushëllimi: Rektori Dema ngushëllon familjen Kastrati

Administrator Administrator 1 January 2020 Archived

E nderuara familje Kastrati,

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të prof. dr. Binak Kastrati.

Kontributi i profesor Kastratit për Universitetin e Prishtinës është shumë i çmuar. Sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në vitet 1968-1969 Kastrati u bë bashkë iniciues për hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të universitetit tonë. E përkushtimin ndaj universitetit e vazhdoi edhe me shkollimin e gjeneratave të reja si profesor i njohur i gjinekologjisë dhe obstetrikës në këtë fakultet, por edhe si prodekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Përveç universiteti, edhe mjekësia humbi një njeri të madh, veprat e të cilit do të vazhdojnë t’u rezistojnë viteve e do t’u shërbejnë studiuesëve të fushës që profesor Kastrati ia kushtoi jetën.

Universiteti i është përjetësisht mirënjohës prof. dr. Binak Kastratit për kontributin e tij. I paharruar qoftë kujtimi për profesor Halimin!

Me respekt,

Prof. dr. Marjan Dema - rektor