Telegram ngushëllimi: Rektori Dema ngushëllon familjen Jaka

Administrator Administrator 8 January 2020 Archived

Lajmin për ndarjen nga jeta të prof. dr. Fatmir Jakës e pranuam me pikëllim të thellë.

Profesori Jaka u bë pjesë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 1975, si ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë, punë të cilën e kreu me përkushtim deri në pensionimin e tij.

Profesori Jaka tërë jetën ia kushtoi shkencës. Ai publikoi punime shkencore dhe profesionale nga fusha me të cilën është marrë, si autor ose koautor në simpoziume vendore dhe jashtë. Po ashtu, ka të publikuara 17 punime shkencore dhe 20 punime profesionale, si dhe librin “Mekanizimi në prodhimtarinë e misrit, lulediellit dhe sojës”.

Përveç universitetit, edhe Kosova e humbi një njeri të madh, veprat e të cilit do të vazhdojnë t’u rezistojnë viteve e do t’u shërbejnë studiuesve të fushës, së cilës profesor Jaka ia kushtoi jetën.

Me respekt,
Prof. dr. Marjan Dema - rektor