Studenti Albin Bytyçi, kadeti i parë nga Kosova në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-ve
Albin Bytyci, student i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është i pari kadet që do të jetë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Albini aktualisht është duke vijuar studimet për arkitekturë, në vitin e II-të, ku ka treguar sukses dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Ai shprehet shumë i lumtur që i është dhënë mundësia që të aplikoj për tu bërë pjesë e akademisë, kompeticion në të cilin janë përzgjedhur vetëm 15 kandidatë ndërkombëtarë.
“Natyrisht, që përgatitja ime paraprake në matematikë, fizikë dhe në gjuhë angleze, kanë qenë të domosdoshme që të jem së pari pjesë e të përzgjedhurve në nivel vendi, e më pas në nivel ndërkombëtar” thekson Albini.
Që të jetë pjesë e kësaj akademike prestigjioze, Albini i është nënshtruar testeve rigoroze, e në të cilat ka treguar performancë të jashtëzakonshme, çka i ka mundësuar atij të jetë pjesë e gjeneratës të 2024-tës në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-ve.