Studentët e UP-së, pjesë e konferencës së studentëve të Harvard-it

Administrator Administrator 19 February 2020 Archived

Ekipi i studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i përbërë nga: Rritë Konjuhi, Fortuna Sahiti, Arlinda Salihi, Gent Matoshi, Rinor Gjergji, Arita Dreshaj, Jeta Godanci dhe Albion Luzha, ishte pjesëmarrës në konferencën Harvard National Model United Nations (HNMUN), të organizuar nga studentët e këtij universiteti prestigjioz.

Në këtë konferencë studentët tanë dhe studentët e mbi 200 universiteteve nga e gjithë bota, patën rastin që të simulojnë punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Përveç kësaj, grupi i studentëve të UP-së, të udhëhequr nga dekani i Fakulteti Juridik prof. asoc. dr. Haxhi Gashi, së bashku me prof. asoc. dr. Remzije Istrefi si dhe ass. Luz Balaj zhvilloi takime me drejtuesit e universiteteve pjesëmarrësve për krijimin e kushteve për dërgimin e studentëve kosovarë në programe të ndryshme të studimit në këto universitete prestigjioze.

Sesioni i 66-të i kësaj konference u mbajt në periudhën 13 - 16 shkurt 2020 në Boston.