Studentët e Departamentit të Gazetarisë me sondazh për ndikimin e medias në bindjet e votuesve
Për të parë se a kanë ndryshuar bindjet politike të votuesve gjatë katër javëve në komunat me balotazh, studentët e nivelit Master të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës kanë realizuar një sondazh me 1044 votues në Prishtinë, Podujevë, Vushtrri, Mitrovicë, ku u intervistuan qytetarë nga moshat e reja e deri te më të moshuarit.
Synimi i hulumtimit ishte të vërehet ndikimi i medias në bindjet e votuesve, dhe nga rezultatet del se shumica e respondentëve nuk e kanë ndryshuar bindjen politike për balotazh nga raundi i parë i zgjedhjeve komunale, dhe kanë votuar kandidatët me të cilët kanë bërë aleancë partitë përkatëse.
Në raste të rralla, sidomos të moshat e reja, ndryshimet kanë ndodhur për shkak të perfomancës të kandidatëve ne debate.
Për më shumë informata rreth sondazhit të realizuar nga studentët e Departamentit të Gazetarisë, klikoni në linkun https://stereotipe.wordpress.com/