Stafi i Fakultetit të Mjekësisë në UP, publikon në revistë me impakt faktor 38.6

Administrator Administrator 18 September 2017 Archived

Stafi i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar në revistë më impakt faktor 38.6. E tërë kjo është arritur falë punës së asistentit të Departamentit të Farmacisë, PhD Dardan Hetemi, i cili si autor i parë në bashkëpunim më profesorin Emeritus Jean Pinson, ka arritur që për herë të parë në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë të botoj artikullin më titull “Surface functionalization of polymers” në revistën prestigjioze shkencore “Chemical Society…

Në këtë artikull prezantohen të arriturat e fundit sa i përket modifikimit të polimerëve dhe mundësia e aplikimit të tyre në fushën e mjekësisë. Dardan Hetemi aktualisht është asistent në Degën e Farmacisë - Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.