Specialisti i ligjërimit për mendjen, koreani Timothy Oh, mbanë ligjëratën “Making a Connection” para studentëve të UPHP-së

Administrator Administrator 21 March 2018 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të UPHP-së ka organizuar ligjëratën me titull “Making a Connection”, me ligjëruesin korean Timothy Oh - drejtues i International Youth Fellowship në Londër.

Ligjërata u mbajt para audiencës së përberë nga studentët e UPHP-së, kryesisht studentë të departamentit të Psikologjisë dhe të Fakultetit të Edukimit, në amfiteatrin e këtij të fundit.

Para së të fillonte ligjërata e cila kishte si temë bosht lidhjen e mendjes me jetën, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, e nderoi ligjëruesin, z. Oh, me një certifikatë mirënjohëse për ligjëratën e tij për studentët e UPHP-së.

Ligjërata u parapri edhe nga dy performanca artistike nga studentet korane, të cilat gjenden për vizitë në Kosovë.

Ndërkaq, në ligjëratën e tij, z. Oh me oportunizëm foli për jetën dhe ndryshimin e mentalitetit, ku me tepër u ndal në përvojën personale, por edhe në te kaluarën e popullit të tij dhe rrugëtimin nga gjendja e mjerueshme e sjellë nga luftërat deri tek lulëzimi teknologjik ditëve të sotit.

Timothy Oh është specialist i ligjërimit për mendjen, njëherësh drejtor i International Youth Fellowship në Londër. IYF është organizatë joqeveritare botërore e cila i dedikohet rritjes dhe stabilitetit spiritual, intelektual dhe emocional të të rinjve në mbarë botën.