Shteti francez e dekoron profesoreshën e UP-së me Medaljen e Palmës Akademike

Administrator Administrator 21 October 2019 Archived

Profesoresha e letërsisë frënge në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. ass. dr. Nerimane Kamberi, u dekorua nga shteti francez me Medaljen e Palmës Akademike (Ordre des Palmes académiques), për kontributin në fuqizimin e gjuhës dhe të kulturës franceze në Kosovë.

Në emër të presidentit francez, ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie - Christine Butel, e dekoroi profesoreshën, me ç’rast tha se ajo ka ngritur lart vlerat e mëdha të shtetit francez, lirinë, barazinë dhe vëllazërinë.

Një medalje e tillë është krijuar nga Napoleon Bonaparta në vitin 1808 dhe u jepej vetëm figurave të rëndësishme të arsimit dhe të kulturës në Francë, kryesisht figurave eminente të Universitetit të Parisit, ndërkaq që nga viti 1866 kjo dekoratë fillon t’u jepet të gjithë atyre që kontribuojnë për arsimin dhe kulturën franceze, përfshirë edhe të huajt që kanë ndikuar fuqishëm në ekspansionin e kulturës franceze në botë.