Shëndeti Mental Global dhe Programi i Hulumtimit & Trajnimit për Migrimin Fogarty i Universitetit të Illinoit në Çikago ka hapur aplikimet për studentë të postdoktoratës për 2018-19 në Universitetin e Illinoit në Çikago, SHBA.

Administrator Administrator 16 March 2018 Archived

Studentët e postdoktoratës do të:

1) Përfundojnë një trajnim 4-9 mujor për hulumtues postdoktoralë për të përmirësuar njohuritë dhe shkathtësitë e hulumtimit (trajnimi nuk rezulton në diplomë formale). Kandidatët e pranuar mund të fillojnë studimet postdoktorale në gusht të vitit 2018 apo në janar të vitit 2019 në Universitetin e Illinoit në Çikago, SHBA.;

2) Harmonizojnë një hulumtim me një mentor amerikan për të zhvilluar një projekt pilot në Kosovë, që do të financohet nga programi në fjalë; 

3) Japin mbështetje për hulumtues dhe u asistojnë atyre në zhvillimin e rrjeteve dhe partneriteteve bashkëpunuese në institucionet kërkimore në Kosovë.  

Shënim: Ky program u drejtohet individëve, të cilët duan të kthehen në Kosovë për të ndjekur karrierë në hulumtim. Ataqë synojnë të qëndrojnë për një afat të gjatë në SHBA, nuk duhet të aplikojnë. 

Kriteret e arsimimit dhe trajnimit:

1) Të kenë përfunduar studimet në mjekësi/psikologji/sociologji apo shkenca të tjera tëngjashme dhe preferohet të kenë kryer studimet e doktoratës (PhD)  

2) Nëse janë klinicistë të trajnuar, të kenë kryer trajnim të përgjithshëm dhe të jenë të përfshirë në specializim ose ta kenë përfunduar atë në 5 deri ne 10 vitet e fundit. 

3) Të punojnë në fushën e shëndetit mental (psikiatri, psikiatri të fëmijëve ose adoleshentëve, varësi, psikologji), shëndetit (mjekësi interne, shëndeti në punë, pediatri familjare, shëndet publik) apo shkencave sociale (antropologji, sociologji, politika sociale).  

4) Të jenë të angazhuar në Universitetin e Prishtinës ose në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (të dokumentuara me një letër mbështetjeje nga institucioni përkatës).  

Kritere të tjera: 

1) CV domethënëse të përgatitjes dhe arritjeve akademike; 

2) njohuri e gjuhës angleze;

3) interes dhe aftësi shkrimi në gjuhën shqipe dhe angleze; 

4) të qenit të hapur intelektualisht, kuriozë dhe marrës rreziku; 

5) vullnet dhe dëshirë për të mësuar; 

6) të përkushtuar për të ndjekur një karrierë të pavarur në hulumtime të financuara në institucionet përkatëse dhe në Kosovë; 

7) njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;  

8) shkathtësi shumë të mira të punës në kompjuter 

Afate të rëndësishme

• 26 mars 2018, ora 17:00 – Afati i fundit për aplikim. 

• 27 mars 2018 – Njoftimi për pranimin për intervistim. 

• 29 mars 2018 – Intervista personale në Prishtinë dhe njoftimi final. 

Për formën e aplikimit apo pyetje të tjera, ju lutemi kontaktoni Aliriza Arënliu ([email protected]).

Përshkrimi i projektit D43: Universiteti Fogarty i Illinois në Çikago, Programi për Hulumtime dhe Trajnime mbi Shëndetin Mendor Global (http://globalhealth.uic.edu/). Projekti implementohet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i aftësisë së hartuesve të politikave, praktikuesve, si dhe mësimdhënësve në Kosovë për t’u angazhuar në fushën e çrregullimeve fizike dhe psikike, dhe problemeve sociale të ndërlidhura me migrimin.