Rektori Marjan Dema takon Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shqyri Bytyqin
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema u takua me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës, z. Shyqri Bytyqin, me të cilin ka biseduar për gjendjen në universitetin më të madh publik në vend.
Me këtë rast, Rektori Dema, pasi që ka uruar ministrin për detyrën, e informoi atë me të arriturat e UP-së dhe vështirësitë që po has Universiteti më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend për të arritur objektivat e tij. Dema është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, në mënyrë që reformat në UP të ecin përpara.
Në anën tjetër, ministri Bytyqi theksoi se me të marrë detyrën, është i gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë, e sidomos me Universitetin “Hasan Prishtina, pasi që ky universitet e bartë barrën kryesore të arsimit të lartë në vend. Bytyqi theksoi se Universiteti i Prishtinës ka kapacitete të mëdha, me të cilat mund të ndihmojë edhe Ministrinë e Arsimit, por edhe arsimin në përgjithësi.
