Rektori Dema vizitë zyrtare në Universitetin Shtetëror të Arizonës – synohet thellimi i bashkëpunimit me UP-në

Administrator Administrator 25 September 2017 Archived

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, i shoqëruar nga prorektorët, prof. dr. Naser Sahiti dhe prof. dr. Faton Berisha janë duke zhvilluar vizitë punë në Universitetin Shtetëror të Arizonës-ASU, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i vizitës së menaxhmentit të UP-së konsiston me thellimin e bashkëpunimit tashmë shumë të mirë me Universitetin Shtetëror të Arizonës. Gjatë vizitës do të bëhet planifikimi i aktiviteteve të ardhshme me fokus funksionalizimin e plotë të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie, të Zyrës për Projekte të Sponzorizuara dhe finalizimi i përgatitjeve për hapjen e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri në UP.

Në kuadër të kësaj vizite, Rektori Dema me një sesion të zgjedhur, njoftoi mikpritësit me gjendjen aktuale në UP, sfidat në punën e përditshme, rezultatet e arritura dhe planet e mëtejme për zhvillimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Vizita e delegacionit të UP-së u organizua nga promotorët e bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe ASU-së, Prof. Stephen Batalden dhe Prof. Shahin Berisha, e tëra në kuadër të projektit të transformimit të lidershipit që implementohet nga World Learning.