Rektori Dema vizitë në Hungari – merr pjesë në përvjetorin e Magna Kartës dhe të Universitetit të Pécs-it

Administrator Administrator 3 September 2017 Archived

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari. Me ftesën e Rektori të Universitetit të Pécs-it, Prof. Dr. József Bódis, Dema po merr pjese në eventet ceremoniale që po zhvillohen me rastin e përvjetorit të 29-të të Magna Kartës së Universiteteve, njëherësh edhe për 650-vjetorin e themelimit të Universitetit të Pécs-it.

Me këtë rast është duke u zhvilluar edhe konferenca me titull “Vlerat universitare të sotme – perspektivat dhe sfidat e Evropës Qendrore”, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues universitetesh nga rreth 30 shtete të ndryshme. Konferenca do karakterizohet me ligjërues të shquar ndërkombëtar dhe njëherësh paraqet një mundësi unike që, përmes saj, pjesëmarrësit të zgjerojnë edhe më tepër horizontet e tyre dhe të krijohen bashkëpunime të reja.