Rektori Dema uron Festën e Pashkëve
Me rastin e festës së Pashkëve, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit katolik. Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, Dema uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.
Urimi i Rektorit:
Të dashur qytetarë të besimit të krishterë,
Të dashur studentë, pjesëtarë të stafit akademik dhe administrativ,
Për shumë mote, gëzuar Pashkët! Gëzojeni këtë ditë bashkë me më të dashurit tuaj, me mirëkuptim, harmoni dhe shtrirje të dorës së solidaritetit.
Fatkeqësisht, kjo festë po e gjen botën dhe vendin tonë duke kaluar ditë të vështira si pasojë e pandemisë COVID-19. Kjo situatë do duhet të na bëjë të reflektojmë që të falim e shkëmbejmë edhe më tepër solidaritet, paqe dhe harmoni në mes nesh. Në këto rrethana sfiduese, luteni që të i respektoni udhëzimet zyrtare, ta ruani shëndetin tuaj, të familjes dhe të shoqërisë.
Urimi dhe falënderimi im i sinqertë në këtë ditë shkon tek mjekët tanë dhe tek të gjithë ata që janë duke punuar pa reshtur për të mirën e vendit dhe për ruajtjen e shëndetit tonë.
Më shëndet Pashkët!
Me respekt,
Prof. dr. Marjan Dema - rektor