Rektori Dema pret në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Rama-Hajrizi
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, sot, e priti në një takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Arta Rama–Hajrizi.
Në këtë takim u shkëmbyen ide për inicimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve publike, në veçanti për krijimin e mundësive për punë praktike të studentëve të UP-së në institucionin e Gjykatës Kushtetuese.
Rektori Dema e falënderoi Gjykatën Kushtetuese, respektivisht gjyqtaren Rama–Hajrizi, për vullnetin e shprehur për bashkëpunim me UP-në, si institucioni më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend.