Rektori Dema pret kryetarin e ri të Parlamentit Studentor të UP-së

Administrator Administrator 22 November 2019 Archived

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” prof. dr. Marjan Dema ka pritur sot në takim kryetarin e ri të Parlamentit Studentor të UP-së, Bledian Geci.

Për marrjen e mandatit rektori Dema uroi kryetarin e ri dhe kërkoi nga ai që ta kryej detyrën e tij me përkushtim.

Bledian Geci është student i Fakultetit Juridik në Universitet të Prishtinës.