Rektori Dema po merr pjesë në takimin vjetor të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit
Prof. dr. Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", i shoqëruar nga prof. ass. dr. Dashamir Bërxulli, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe prof. dr. Suzana Manxhuka - Kerliu, dekane e Fakultetit të Mjekësisë, po marrin pjesë në Takimin e Pestë Vjetor të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA), i cili po mbahet në datat 16 - 18 prill 2019 në Selanik.
Pjesë e aktiviteteve të takimit të sivjetmë të BUA-s është edhe konferenca me temë “UN Sustainable Development Goals in the Balkan Region - The Role of the Universities”.
Pjesëmarrja e rektorit Dema me bashkëpunëtorë në këtë takim avancon rolin e Universitetit të Prishtinës në iniciativat rajonale dhe evropiane. Po ashtu, pjesëmarrja në këtë konferencë konfirmon angazhimin e rektorit Dema për transformimin e mëtutjeshëm të Universitetit të Prishtinës, si institucioni më i rëndësishëm dhe cilësor i arsimit të lartë në vend, për të pasur rol domethënës në zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë parametrat e tij në shtetin e Kosovës.