Rektori Dema po merr pjesë në konferencën e përbashkëtshkencore “Procesi i Ballkanit Perëndimor”, në Paris

Administrator Administrator 16 June 2017 Archived

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema është duke qëndruar në kryeqytetin e Francës, nëParis, ku po merr pjesë në konferencën e tretë shkencore tëpërbashkët me titull “Procesi i Ballkanit Perëndimor/ Procesi i Berlinit”.

Ky edicion i kësaj konference, ashtu sikurse edhe edicionet paraprake të mbajtura në Berlin dhe Halle në vitin 2015, si dhe në Vjenë në vitin 2016, mbledh rreth vetës shkencëtarë tëshquar, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve nga vende të ndryshme evropiane.

Kjo konferencë, në të cilën Rektori Dema po merr pjesë, fokusohet në dy tema kryesore:

1. Në investimin në shkencëtarët e rinj;

2. Arsimim dhe inovacion për punë dhe zhvillim. 

Presidenti i Akademisë së Shkencave të Francës, z. SebastienCandel shpreson që kjo konferencë do të arrijë t’i përmbushëpritjet e organizatorëve falë pjesëmarrjes aktive të pjesëmarrësve në këtë konferencë. Madje, ai shpreson që konferenca do t’i kalojë pritshmëritë e tyre, duke sjellë ide dhe perspektiva të reja në këtë drejtim.

Konferenca dy ditore “Western Balkans Process”, e cila ka filluar me punimet me 14 qershor dhe mbyll punimet sot (16 qershor 2017) është organizuar nga Akademia KombëtareGjermane e Shkencave “Leopoldina” dhe Akademia e Shkencave Franceze.