Rektori Dema po merr pjesë në ceremoninë e 20-vjetorit të Procesit të Bolonjës

Rektori Dema po merr pjesë në ceremoninë e 20-vjetorit të Procesit të Bolonjës

Administrator Administrator 25 June 2019 Archived

Prof. dr. Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", po merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të Procesit të Bolonjës, në Bolonjë të Italisë, organizuar në periudhën 24 – 25 qershor 2019.

Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues nga rreth 200 universitete, ku përveç ceremonisë kryesore, u mbajtën edhe panele të diskutimit, ku u fol për rolin e arsimit të lartë në sigurimin e lidershipit për zhvillim të qëndrueshëm, për dimensionin social të arsimit të lartë, karrierën dhe aftësinë për tregun e punës, për të ardhmen e studentëve dhe, në përgjithësi, identifikimin e sfidave të rëndësishme për universitetet dhe rolin e tyre në shoqëri.

Pjesëmarrja e rektorit Dema në këtë ngjarje paraqet një mundësi të mirë për prezantimin e vlerave të UP-së para universiteteve pjesëmarrëse, si dhe konfirmon gatishmërinë e UP-së, si institucioni më i rëndësishëm dhe cilësor i arsimit të lartë në vend, për transformim dhe ndërkombëtarizim.