Rektori Dema ngushëllon familjen Tërnava
E respektuara familje Tërnava, Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit, profesorit, njëherësh njërit ndër historianëve më të mirë të vendit tonë, prof. dr. Muhamet Tërnaves.
Profesor Tërnava me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë shqiptare. E për këtë, emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që ka dhënë si historian, por edhe si profesor për dekada të tëra në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Profesor Tërnava i takon gjeneratës së artë të historianëve të Kosovës, të cilët punuan dhe vepruan në kushte të jashtëzakonshme.
Me mendje e zemër, në këto ditë aq të hidhura, jemi pranë familjarëve dhe miqve të tij.
Pushoftë në paqe shpirti i tij!
Prof. dr. Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”