Rektori Dema ngushëllon familjen Shuperka

Rektori Dema ngushëllon familjen Shuperka

Administrator Administrator 30 September 2019 Archived

E respektuara familje Shuperka,

Lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të shquar Partizan Shuperka, ishte pikëllues.

Me anë të këtij telegrami, më lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, t’jua përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen dhe bashkë me ju të ndajmë dhimbjen e humbjes së më të dashurit tuaj, profesorit Partizan Shuperka.

Profesor Shuperka ishte pjesë e Universitetit si ligjërues në Fakultetin Ekonomik për dekada me radhë. Kontributi i tij disa vjeçar në Universitetin e Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e institucionit tonë, duke qenë njëherësh edhe njeri ndër doktorët më të ri në moshë i shkencave ekonomike në trojet shqiptare.

Pushoftë në paqe shpirti i tij!

Prof. dr. Marjan Dema

Rektor