Rektori Dema ngushëllon familjen Rizvanolli
E nderuara familje Rizvanolli, Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për vdekjen e profesorit tonë të nderuar, më të dashurit tuaj, Fuat Rizvanollit. Në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bashkë me menaxhmentin dhe studentët e këtij Universiteti, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë këtë dhembje të madhe që ka kapluar zemrat e secilit prej nesh.
I ndjeri punoi për katër dekada si profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, fillimisht si asistent, e pastaj si ligjërues i “Matematikës II”. Ndërkaq gjatë periudhës 1992 – 1995 shërbeu si dekan i Fakultetit Ekonomik në UP.
Puna intelektuale dhe vepra e tij do të mbeten kujtimi më i mirë për të gjithë ata studentë që patën fatin të mësonin nga ai, dhe ideal për të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Rizvanolli!
Me respekt,
Marjan Dema – Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”