Rektori Dema ngushëllon familjen Hoxha
E nderuara familje Hoxha,
Lajmi që profesori nderuar Gani Hoxha nuk është më në mesin tonë, na solli shumë dhimbje dhe pikëllim.
Në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bashkë me menaxhmentin dhe studentët e këtij Universiteti, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkë me Ju, të ndajmë këtë dhembje të madhe që ka kapluar zemrat e secilit prej nesh.
Puna intelektuale dhe vepra e prof. dr. Gani Hoxhës do të mbeten kujtimi më i mirë për të gjithë kolegët dhe studentët e tij, duke u kujtuar veçanërisht për kontributin e tij si profesori i parë i gjuhës italiane në Universitetin e Prishtinës.
I paharruar qoftë kujtimi për profesorin e nderuar!
Me respekt,
Prof. Dr Marjan Dema
Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”