Rektori Dema merr pjesë në takimin e 5-të të Këshillit të Platformës Rajonale
Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mori pjesë në takimin e 5-të të Këshillit të Platformës Rajonale, i cili u mbajt në datën 14 qershor 2019.
Platforma Rajonale është një forum rajonal universitar dhe jo vetëm, me një numër të kufizuar anëtarësh për çdo vend të përfaqësuar, e cila ka në fokus arsimin e lartë dhe hulumtimin në rajon. Një fokus i veçantë aktual i Platformës Rajonale janë edhe studimet e doktoraturës në vendet respektive, duke synuar rritjen e cilësisë në këtë nivel studimesh.
Në këtë takim, ku mori pjesë edhe i pari i UP-së, u miratuan Raporti i Punës dhe Plani i Veprimit të Platformës për 2019 – 2020, u zgjodh lidershipi i Platformës, si dhe u diskutua dhe u moren vendime edhe per çështje të tjera me rëndësi për punën dhe efikasitetin e Platformës.