Rektori Dema fton studentët të diskutojnë për kampusin universitar

Rektori Dema fton studentët të diskutojnë për kampusin universitar

Administrator Administrator 16 April 2019 Archived

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, fton studentët që të bëhen pjesë e takimit të radhës “Diskutim & Kafe me Rektorin”.

Kësaj radhe studentët do të mund të shprehin idetë e tyre lidhur me aktivitetet në kampusin e UP-së, të cilat rektori Dema është çdo herë i gatshëm t’i dëgjojë.

Takimi do të mbahet të premten, më 19 prill, duke filluar nga ora 12:00, në kampusin para Bibliotekës Kombëtare.

Eja, takoje rektorin dhe diskuto për kampusin e ëndrrave tua!

Per të qenë pjesë e takimit, plotëso formularin në linkun: https://forms.gle/2yhpUsfNkk6N5cCSA