Rektori Dema flet për rëndësinë e ndërveprimit universitet – industri

Administrator Administrator 5 April 2019 Archived

Prof. Dr. Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Dashamir Bërxulli, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Roli dhe rëndësia e IAL-ve drejt intensifikimit të ndërveprimit Universitet - Industri në Kosovë”, mbajtur në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Në fjalën e tij, rektori Dema diskutoi për hapat e ndërmarrë nga UP-ja në drejtim të themelimit të mekanizmave të reja dhe funksionalizimit të atyre ekzistues për një lidhje më të afërt, më efikase dhe më produktive universitet - industri.

Po ashtu, rektori Dema shpalosi vizionin e tij për transformimin e mëtejshëm të UP-së në këtë drejtim.

Në një takim të veçantë, rektori Dema u prit nga rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Prof. Dr. Alush Musaj. Në takim u konstatua bashkëpunimi i ngushtë midis dy institucioneve dhe u konfirmua angazhimi për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.