Rektori Dema e ngushëllon familjen Limani

Administrator Administrator 9 April 2019 Archived

E respektuara familje Limani,

Pikëllues ishte lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit Adem Limani, i cili, gjatë jetës së tij kontriboi shumë për arsimin e lartë dhe shëndetësinë e vendit.

Më lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, t’jua përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Kontributi i tij disa dekadash në Universitetin e Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e institucionit tonë. Si një kuadro e dalë nga Universiteti i Prishtinës, profesor Limani dha kontribut të madh në institucionin tonë, ku së pari u zgjodh asistent i histologjisë me embriologji në Fakultetin e Mjekësisë, ndërkaq më pas u zgjodh edhe profesor inordinar i UP-së.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi dhe shëndëtesia humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj!

Pushoftë në paqe shpirti i tij!

Prof. dr. Marjan Dema
Rektor