QZHK me sherbim për Këshillim në Karrierë

Administrator Administrator 20 July 2018 Archived

Këshillimi në Karrierë përmes Video Sesion - AgCAS - Bëhu gati për tregun e punës!

Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “,  është njësit i Zyres për Zhvillim Akademik të Universitetit të Prishtinës. Misioni i saj është të orientojë, inkurajojë dhe mbështesë studentët dhe të diplomuarit me mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit dhe udhëzimit në karrierë.

QZhK,  ofron një gamë të gjerë shërbimesh për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “,  të cilat kanë për qëllim orientimin e edukimit profesional, lehtësimin e zhvillimit të karrierës, përgatitjen për tregun e punës dhe mbështetje për të vazhduar aftësimin e tyre profesional nëpërmjet të mësuarit gjatë gjithë jetës.

A keni aplikuar apo dëshironi të aplikoni për punë, punë praktike, vizita apo bursa studimore ?
A keni menduar se çfarë ju nevojitet dhe se a jeni gati ?
Nëse po, atëherë :
Qendra për Zhvillim të Karrierës përmes sesioneve këshillues / ( Video Sesion - AgCAS - Bëhu gati për tregun e punës! ) ofron këshillim rreth aplikimit on – line, intervistës për punë dhe shumë aspekte të tjera që i`u ndihmojnë gjatë periudhës së aplikimit dhe përzgjedhjes.

-          Identifikimi dhe informimi mbi mundësitë edukative (internshipe, bursa, trajnime, etj.);
-          Asistencë për realizimin e instrumenteve të kërkimit të një vendi pune (përgatitja e CV, letër motivimi, etj.);

-          Këshillim karriere nëpërmjet vlerësimit të interesave, vlerave dhe aftësive profesionale;
-          Trajnime/work shope për zhvillimin e qëndrimeve dhe aftësive që mund të rrisin mundësitë e qasjes se të diplomuarve në tregun e punës;
-          Informimi dhe promovimi i ofertave të internshipeve, vendeve të punës, etj.;
-          Lidhja e vazhdueshme dhe aktive me kompanitë brenda dhe jashtë vendit si dhe vlerësimi/ analiza e kërkesave të tyre për forcë pune;
-          Aktivitete të ndryshme promovuese dhe informuese;
-          Informimi i studentëve të ardhshëm (maturantë) për programet e studimit, standardet e pranimit dhe politikat e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “;
-          Mbajtja e kontaktit dhe të dhënave për punësimin e të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “;

Janë vetem disa nga aspektet kyqe të promovimit të këshillave brenda sesioneve këshilluese me studentët dhe të diplomuarit e Universitetit.

z. Shkumbin Tafilaj, Këshilltar për Karrierë në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “, ka cituar se është e rëndësishme që sektori i këshillimit në Karrierë,  të jetë shërbim ditorë në kuader të QZhK-së. “ Keshillimi në karrierë është hap kyç për sistemin e arsimit në Kosovë.  Kjo do ta bëjë një ndryshim për studentët dhe të diplomuarit,  për qasjen e tyre,  ndaj tregut të punës.”

Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “,  në periudhen Janar – Dhjetor / 2017, ka ofruar ketë shërbim për  10.127  studentë dhe të diplomuar të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “. Ndërsa  raportet statistikore të QZhK-së flasin për një rritje të numrit të perfituesve për periudhen Janar – Korrik 2018, 12.589 studentë dhe të diplomuar.

Video Sesion - AgCAS - Bëhu gati për tregun e punës!, do të fillojnë të mbahen nga mesi i Shtatorit 2018, në Qendren për Zhvillim të Karrierës, për më shumë përditesohuni përmes sherbimeve digitale për Karrierë:

Platformat e Karrierës

ekarriera.uni-pr.edu

pvk.uni-pr.edu

Facebook:

https://www.facebook.com/Qendra-p%C3%ABr-Zhvillim-t%C3%AB-Karrier%C3%ABs-Universiteti-i-Prishtin%C3%ABs-299123873533168/

Përfitoni nga mundësia për të zhvilluar shkathtësitë tuaja në qasjen ndaj tregut të punës.

Ju mirëpresim!