“QASJE II”- Kongresi i radhës i studentëve të UP-së

Administrator Administrator 29 May 2017 Archived

Qendra për Avancimin e Shkencave Juridike dhe Ekonomike – QASJE në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka filluar organizimin e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Juridike dhe Ekonomike. Tema e këtij edicioni të Kongresit do të jetë: “Integrimi Euro-Atlantik i Republikës së Kosovës”.

Qëllimi i këtij Kongresi konsiston në stimulimin e shkrimit akademik nga ana e studentëve të shkencave ekonomike dhe juridike, si dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për nxitjen e debateve në mes studentëve në frymën e shëndoshë akademike.

Kongresi “QASJE II” do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit për t’i shkëmbyer mendimet dhe përvojat e ndryshme në mes tyre. Të drejtë pjesëmarrje në këtë Kongres kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Data të rëndësishme për Kongresin:

• Dërgimi i abstraktëve deri më 10 Tetor 2017;

• Njoftimi për pranimin e punimeve deri më 20 Tetor 2017;

• Dërgimi i agjendës për Kongres me 26 Tetor 2017;

• Data e mbajtjes së Kongresit: 27-28 Tetor 2017.

Për më shumë informata rreth aplikimit dhe Kongresit në përgjithësi, klikoni në: www.qasje.org