Projekti “Euforia” mbështet gratë në biznes

Administrator Administrator 14 March 2018 Archived

Komuna e Istogut ishte nikoqire për dy ditë me radhë e projektit “ Euforia “ e cila zhvillohet në partneritet me gjashtë fakultete në Evropë, Fakultetit Ekonomik te Universitetit Hasan Prishtina ne Prishtine dhe Universitetit Stafordshire nga Anglia.

Ky projekt ofron trajnime për gra në ndërmarrësi në dhjetë komuna të Kosovës në mesin e tyre edhe në komunën e Istogut. Trajnimet u ofruan në këto fusha, marketing digjital, biznes plan, zgjerim i ndërmarrësisë tek gratë dhe shitje online. Ligjërues për këto tema ishin prof.Dr Ymer Havolli dhe prof. Dr Visar Rrustemi. Ky projekt është financim i zyrës së Bashkimit Europian. Pjesë e trajnimit ishe edhe kryetari Haki Rugova i cili u ofroj mbështetje e tij këtyre grave për realizimin e projekteve në biznes.

 

Trajnim ne komunen e Decanit
Fakulteti Ekonomik ne kuader te projektit Euforia dhe ne kuader te trajnimeve te vazhdueshme qe eshte duke ofruar per bizneset trajnime ne fusha specifike per NVM-te. Me daten 10.03.2018 ne trajnimin dy ditor profesori  prof. Dr Visar Rrustemi nga Fakulteti Ekonomik I Prishtines dhe Majlinda Mazelliu nga shoqata Grate ne biznes ishin ligjeruesit ne Komunen e Decanit. Ky projekt është projekt i perbashket i Universitetit te Hasan Prishtina ne Prishtine - Fakulteti Ekonomik, dhe Universiitetit Stafordshire ne Angli, e i cili eshte financim i zyrës së Bashkimit Europian.