Profesori i UP-së promovohet nga Byroja Ndërkombëtare për Dokumentacionin Fiskal

Administrator Administrator 19 February 2020 Archived

Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Bedri Peci, është cilësuar si autori që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Byronë Ndërkombëtare për Dokumentacionin Fiskal (IBFD), byro e cila vepron në Amsterdam të Holandës.

Gazeta “IBFD Newsletter” ka realizuar një artikull për profesorin tonë, në të cilin thekson kontributin e tij në promovimin e IBFD-së dhe përhapjen e dijes mbi të drejtën tatimore ndërkombëtare në nivele të larta.

Profesor Peci, nga janari i vitit 2010, është bashkëpunëtor i kësaj byroje në publikimin e analizave mbi legjislacionin e Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale në Kosovë, si dhe analiza të tjera mbi legjislacionin tatimor të Kosovës, etj.

IBFD-ja është autoriteti kryesor në botë për të drejtën tatimore ndërkombëtare. Shkollarët, universitetet, praktikuesit e tatimit dhe institucionet qeveritare nga e gjithë bota mbështeten në publikimet e kualitetit të lartë të IBFD-së.