Profesori i UP-së, fitues i çmimit për punimin më të mirë në konferencën më prestigjioze të ndërmarrësisë
Profesori i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. asoc. dr. Besnik Krasniqi e ka fituar çmimin për punimin më të mirë shkencor në një nga konferencat më prestigjioze në botë – RENT Entrepreneurship në Berlin.
Punimi shkencor i Krasniqit është shpallur punimi më i mirë në konferencë për sfidimin e dijes ekzistuese në ndërmarrësi (Best Paper Prize for ‘Challenging the conventional wisdom in entrepreneurship’).
Punimi është prezantuar në edicionin e 33-të të konferencës me titull: “Embracing uncertainty: entrepreneurship as a key capability for the 21st century”. Punim i profesor Krasniqit është shkruar në bashkëautorësi me Nick Williams dhe Emmanuella Plakoyiannki dhe titullohet “Returnee Entrepreneurship to complex economies: the role of social networks”. Ky punim trajton problemet e migracionit dhe të ndërmarrësisë në ekonomi komplekse duke e përfshirë edhe Kosovën.
Konferenca shkencore RENT Entrepreneurship së bashku me Babson College Entrepreneurship Research Conference konsiderohen dy konferencat më prestigjioze në botë për ndërmarrësi.