Profesori i Universitetit të Prishtinës mbron me sukses interesin e Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Administrator Administrator 7 May 2018 Archived

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Qerim Qerimi me dëshmitë bindëse dhe interpretimet juridike pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ka shmangur humbjen e 380 milionë eurove për Kosovën, siç është kërkuar me padinë kompanisë gjermane AXOS si dëmshpërblim me pretendimet se në mënyrë të paligjshme i ishte mohuar e drejta në privatizimin e Telekomit të Kosovës. Kjo njëherësh ka qenë padia më e madhe kundër shtetit të Kosovës në…

Në vendimin e datës 3 maj 2018 të dhënë nga Gjykata, në mënyrë të posaçme dhe specifike përmendet profesor Qerim Qerimi, i cili me dëshmitë bindëse që ka ofruar, ka rrëzuar pretendimet e avokatëve mbrojtës të kompanisë gjermane. Konkretisht në pikën 206 të Vendimit në fjalë theksohet shprehimisht se: “Kosova ka ofruar dëshmi bindëse në dëshminë e profesor Qerimit dhe ligjeve relevante të Kosovës. Axos e ka sfiduar interpretimin e ligjeve të Kosovës dhe praktikës gjyqësore, por nuk ka ofruar dëshmi ekspertize në këtë aspekt”. Për me tepër, Kosova ka fituar 2 milionë euro  me  vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës. Për të shkarkuar vendimin e gjykatës shih linkun:

http://icsidfiles.worldbank.org/icsid/ICSIDBLOBS/OnlineAwards/C4526/DS11107_En.pdf .

Qerim Qerimi është Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ky sukses dhe kontribut i Prof. Qerimit është një shembull se si  personeli akademik i UPHP-së përveç angazhimit brenda Universitetit, jep kontribut të çmueshëm për interesin e gjerë publik, përkatësisht shtetin e Kosovës.

Me ketë rast, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" shpreh vlerësimin e lartë për këtë kontribut dhe ndan mirënjohje për profesor Qerim Qerimin.