Profesorët Doçi dhe Lajqi nga FIM vizitojnë Silesian University of Technology në Poloni, përmes mobilitetit në kuadër të projektit Erasmus+

Administrator Administrator 30 May 2018 Archived

Profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njëherësh, prodekanët: prof. dr. Ilir Doçi dhe prof. ass. Shpetim Lajqi kanë qëndruar për pesë ditë si profesorë vizitorë në Silesian University of Technology, në qytetin Gliwice të Polonisë, përmes projektit Erasmus+ në kuadër të aktivitetit “Academic Staff Week 2018”.

Në kuadër të këtij mobiliteti pjesëmarrës ishin edhe 50 profesorë tjerë nga 21 shtete të botës. Pjesëmarrja dhe aktivitetet gjatë kësaj vizite përfshinin: mbajtje të ligjëratave dhe prezantimeve për studentët, stafin akademik dhe pjesëmarrësit e tjerë; vizita në laboratorët dhe hapësirat e mësimit në disa fakultete të këtij Universiteti nga të cilët mund të përmenden Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Transportit, si dhe takime të shumta me stafin akademik dhe studentët e këtij Universiteti.

Gjate kësaj vizite profesorët e UP-së patën rastin të jenë pjesë e shumë diskutimeve me përfaqësues të fakulteteve nga Universiteti Silesian i Teknologjisë për organizimin e mësimit, përgatitjen e laboratorëve, përgatitjen e programeve të mësimit, lidhur me punën me studentë, etj. Në kuadër të kësaj vizite u diskutuan edhe mundësitë e lidhjes së bashkëpunimit ndërmjet Universiteti Silesian të Teknologjisë me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjeni më poshtë disa fotografi nga kjo vizitë: