Prezantohen mundësitë e studimit në Ansbach University of Applied Sciences, Gjermani

Administrator Administrator 22 September 2017 Archived

Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, në bashkëpunim me Ansbach University of Applied Sciences, organizuan sesionin informues për studentët dhe të diplomuarit e Fakultetit të Inxhinierisë, Fakultetit Ekonomik dhe të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë nga Universiteti i Ansbachut, Gjermani, znj. Bettina Huhn, prezantoi mundësitë e shkëmbimit për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë, Fakultetit Ekonomik dhe të Gazetarisë, si dhe projektet e tjera të cilat realizohen nga Universiteti i Asnbachut, përfshirë këtu edhe shkollën verore, dhe mundësitë e tjera që ofrohen nga ky universitet, me të cilin Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Për më shumë informata vizitoni Zyren për Marrëdhënie me Jashtë e cila gjendet në Bibliotekën Universitare (tek Administrata Qëndrore) si dhe vizitoni ueb faqen e Ansbach University http://www.hs-ansbach.de/en/index.html