Prezantim rreth mundësive të studimit në James Madison University, ShBA

Administrator Administrator 20 June 2017 Archived

Të nderuar studentë, Ju ftojmë në prezantimin e mundësisë të studimit në James Madison University të ShBA-ve që mbahet të enjten më 22 qershor, nga ora 15:00h në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

James Madison University është universitet publik në ShBA dhe gjendet në Harrisonburg të shtetit të Virginia.
http://www.jmu.edu/

Të gjitha informatat do të ofrohen nga prof. Micheal Stoloff, prodekan për çeshtje mësimore në Graduate School të James Madison University.

- Mundësitë e studimeve në Graduate School në ShBA (në përgjithësi)
- Financimi i studimeve (vetë financim dhe me bursë)
- Programet studimore në James Madison Univesrity
- Si të përfitoni ndihmë shtesë?

Mos mungo në prezantim për të kuptuar sistemin e arsimit në ShBA dhe kriteret e pranimit në studime.

22 Qershor (e enjte), Biblioteka Kombëtare, Amfiteatri i Madh, ora 15:00h

Prezantimi i mundësive të studimeve në James Madison University po asistohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës.

https://www.facebook.com/events/173721023160085/?acontext=%7B%22ref%22%3A%223%22%2C%22ref_newsfeed_story_type%22%3A%22regular%22%2C%22action_history%22%3A%22null%22%7D