Përfundoi trajnimi i NIVELI Të avancuar “planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë” e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Administrator Administrator 2 October 2018 Archived

Më 27 dhe 28 shtator 2018, u mbajtë trajnimi i nivelit të avancuar  “Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë” për grupin e dytë të pjesëmarrësve. Trajnimi u organizua nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimin dyditor i cili u organizua në sallën e masterit të Fakultetit të Edukimit i realizuar nga trajnerët ndërkombëtarisht të certifikuar të QPM-së e vijuan 16 profesorë dhe asistentë nga njësi të ndryshme akademike të UP-së.  

Përmes këtij trajnimi, vijuesit i thelluan njohuritë e tyre për qasjet dhe teoritë e ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit, si dhe përmes punës praktike, i demonstruan aftësitë e tyre për zbatimin e njohurive të marra në nivelin bazik dhe të avancuar të trajnimeve me studentët e njësive të tyre akademike tyre në punën e tyre të përditshme mësimdhënëse.

Javën e fundit të shtatorit, më 27 dhe 28, trajnimin do ta vijojnë edhe një grup mësimdhënësish, staf i rregullt i UP-së, të cilët tashmë janë certifikuar në nivelin bazik dhe nga numri i madh i të interesuarve janë përzgjedhur për trajnimin e nivelit të avancuar.

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të organizojë në vazhdimësi trajnime të nivelit bazik dhe të avancuar, si dhe trajnime të tjera specifike, mbështetur në nevojat e mësimdhënësve, gjithnjë në përputhje me misionin e saj dhe me synim të avancimit dhe të transformimit të mësimdhënies në UP, dhe rrjedhimisht, përmirësimin e rezultateve të studentëve.