PËRFUNDOI TRAJNIMI I NIVELI BAZIK “MËSIMDHËNIA NË ARSIMIN E LARTË” E ORGANIZUAR NGA QENDRA PËR PËRSOSMËRI NË MËSIMDHËNIE E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
Më23 dhe 24 nëntor 2018, u mbajtë niveli bazik i trajnimit “Mësimdhënia në Arsimin e Lartë” e organizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Trajnimin dyditor tëorganizuar në hapësirat e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Filologjisëdhe tërealizuar nga trajnerët ndërkombëtarisht tëcertifikuar tëQPM-së e vijuan 20 profesorë dhe asistentë nga njësi të ndryshme akademike të UP-së.
Gjatëtrajnimit, vijuesit u njohën me teori dhe qasje tëndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe tënxënit tëcilat do tëmund tëzbatojnënëpunën e tyre me studentët, duke synuar gjithnjëavancimin e shkathtësive tëtyre mësimdhënëse, si dhe përmirësimin e rezultateve tëstudentëve përmes promovimit tëtënxënit aktiv.
Në fillim të dhjetorit, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie do të organizoj trajnimin e nivelit të avancuar “Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në arsimin e lartë” për stafin e UP-së të cilët janë certifikuar në nivelin bazik.