Panairi Virtual i Karrierës 2021 - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"
Të dashur studentë dhe ju të diplomuar,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e edicionit të 11-të të Panairit Virtual të Karrierës 2021 të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Datë: 28 shtator 2021
Orari: 09:00 deri 16:00
Vendi: Platforma virtuale / online
Panairi Virtual i Karrierës 2021 - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" do të mirëpresë një numër të madh të institucioneve dhe kompanive, të cilat do të ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit tanë mundësi punësimi, punë praktike dhe karrierë në fusha të ndryshme. Në kuadër të panairit, ju studentë dhe të diplomuar të UP-së do të mund të informoheni edhe për mundësitë e ndryshme për bursa, trajnime dhe seminare.
Mos e humbisni këtë rast!
Vizitojeni panairin në mënyrë virtuale, zbuloni mundësitë për zhvillimin e karrierës tuaj dhe takoni punëdhënësin tuaj potencial!
REGJISTRIMI PËR VIZITORË KA FILLUAR TANI
Si të regjistroheni si vizitorë në Panairin Virtual të Karrierës 2021 - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"?
Për ta vizituar Panairin Virtual të Karrierës 2021
Nga PC - kliko direkt në virtual.kosovafair.com
Nga telefoni mobil - shkarko aplikacionin XHAFA EVENTS
Ose për më shumë informata se si të regjistroheni dhe të keni qasje në platformën virtuale klikoni KËTU për t’iu qasur manualit për përdorim të platformës.
Na ndiqni në faqet zyrtare të ngjarjes dhe përcillni udhëzimet se si të bëheni pjesë e panairit nga shtëpia juaj.
https://www.facebook.com/qzhkunipr
https://www.instagram.com/qzhk.up
Panairi organizohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përkrahet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH.
Ju mirëpresim!