Organizohet edicioni i dytë i “Panarit të Edukimit – Studioni në Francë”
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po e organizon “Panairin e Edukimit – Studioni në Francë”, i cili synon t’i informojë studentët për mundësitë e studimit në Francë.
Përmes këtij panairi, të interesuarit do të mund të njihen nga afër me universitete frankofone, programet e studimit në gjuhën frënge dhe atë angleze në nivelet: baçelor, master dhe doktoratë, dhe të zbulojnë përse Franca është një nga destinacionet më të njohura të studimit jashtë vendit.
Edicioni i dytë i këtij panairi do të mbledhë 10 universitete frankofone dhe do të mbahet më 30 tetor, prej orës 09:00 deri në orën 17:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Bashkorganizatorë të këtij panairi janë Aleanca Franceze dhe Ambasada e Francës në Kosovë.
Për detaje të tjera klikoni AGJENDËN e eventit.