NJOFTIMË PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE NË PUNË PRAKTIKE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA“
Të dashur studentë, ju njoftojmë se lista përfundimtare e studentëve përfitues për punë praktike në administratën e njësive akademike dhe administratën qendrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“ është publikuar në WEB faqen e UPHP-së, dhe këtë listë mund ta shkarkoni këtu.
Caktimi i kandidatëve përfitues në zyret përkatëse do të realizohet nga Zyra e Personelit e cila gjendet në Bibliotekën Universitare. Andaj Kandidatët përfitues të lajmërohen në zyrën e personelit nga data 07.03.2019.