NJOFTIM: UP-JA MBANË LIGJËRATË INFORMUESE RRETH COVID-19 (Koronavirusi i ri 2019)
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe të gjithë qytetarët, se Fakulteti i Mjekësisë i UP-së do të mbajë ligjëratë informuese rreth COVID-19 (Koronavirusi i ri 2019), përkatësisht mbi mënyrat e mbartjes dhe parandalimit të infeksionit me SARS-CoV-2.
Ligjërata do të mbahet nesër, data 11 mars 2020, në ora 11:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare (Administrata Qendrore e UP-së).
Për shkak të rekomandimeve për evitim të turmave, UP-ja do të transmetojë ligjëratën drejtpërdrejtë në llogarinë zyrtare të UP-së në Facebook: www.facebook.com/UniversitetiPrishtines
Kjo ligjëratë mbahet nga ass. dr. Xhevat Jakupi, dr.sci, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Të bashkangjitur e gjeni një fletushkë informuese të përgatitur nga Fakulteti i Mjekësisë i UP-së, mbi COVID-19 dhe masat parandaluese të infeksionit.