Njoftim: Shtyhet afati për pranimin e studentëve të rinj në FSHMN dhe Filologji

Administrator Administrator 12 July 2019 Archived

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton që afati për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor, në vitin akademik 2019/2020, në Fakultetin e Shkencave Matematike - Natyrore dhe në Fakultetin e Filologjisë, shtyhet deri nesër, me datë 13 korrik 2019, në ora 16:00.  

Kjo shtyrje bëhet pasi që në këto dy fakultete, dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut kanë bërë që aplikimi të pezullohet për disa orë gjatë periudhës zyrtare të afatit për aplikim.

Suksese!