NJOFTIM: PEZULLOHET PUNA NË REKTORATIN E UP-SË SI PASOJË E COVID-19
Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si masë mbrojtëse për ruajtur shëndetin e stafit dhe të palëve, për shkak të rezultimit pozitiv me COVID-19 të një zyrtari të këtij institucioni, Rektorati do të qëndroj i mbyllur deri në njoftimin e radhës.
Të gjitha shërbimet me palët do të vazhdojnë të ekzekutohen në mënyrë virtuale.
UP-ja bën thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet zyrtare për mbrojtje nga COVID-19, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë.