Njoftim për shpalljen e zgjedhjeve të studentëve të UP-së për vitin 2018

Administrator Administrator 25 April 2018 Archived

Të nderuar studentë dhe Organizata studentore,

Ju njoftojmë se Këshilli drejtues në mbledhjen e datës 19.04.2018 ka marr vendim për shpalljen e zgjedhjeve të studentëve të UP-së, të cilat do të mbahen me datë 15.05.2018.
Në këtë mbledhje po ashtu janë miratuar Rregullorja për procedurat zgjedhore të zgjedhjeve të studentëve dhe Rregullorja për konstituimin dhe punën e Këshillit studentor dhe Parlamentit studentor.
Luteni që ti përmbaheni dinamikës së zgjedhjeve e cila është miratuar me datë 19.04.2018 nga Këshilli Drejtues.
Për t'u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, një Organizatë e re studentore duhet t'i sigurojë 1500 nënshkrime në listën mbështetëse dhe duhet të regjistrohet si OJQ në MAP.
Urojmë që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe të ndershme për përfaqësim dinjitoz të studentëve!
 
Suksese!